• |
ide | kryesore

Lukaku, besnikëri për Inter e tallje për shokët: “Brozo i ka flokët si pornostar”

Sport



Elozhe per Lautaro Martinez, tallje për Marcelo Brozovic e dashuri për Inter. Romelu Lukaku zbavitet duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të tij në Instagram, duke përdorur edhe batuta. Në lidhje me shokun e tij të repartit, gjithcka është në perfeksion: “Eshtë fantastik, edhe si djalë. Po rritet shumë e unë jam i kënaqur që luaj me të, e adhuroj”.

Talljet ndërkohë janë të gjitha për kroatin Marcelo Brozovic, që e ka përcaktuar të shëmtuar: “Marcelo ti je më i shëmtuar se unë, me ato flokë që më dukesh si pornostar. E nuk më pëlqen, kështu që kthehu më flokët si i kishe”. Nuk ka dyshime të paktën për të ardhmen e afërt sulmuesi belg: “Të iki nga Inter? Po a jeni cmendur, absolutisht jo”.

“Besoj se Serie A është e bukur, por ka një intensitet ndryshe në krahasim me Premier – i është përgjigjur Lukaku një tifozi që i kërkonte diferencën mes dy kampionateve – Por të dy janë të bukur, vetëm se secili ka vecantinë e diferencën e tij. E adhuroj si Italinë ashtu dhe Anglinë, të dy vendet kanë qenë shumë mikpritës për mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *