• |
ide | kryesore

“Nuk jam një thes me patate”: Rakitic nervoz me zërat që e kalojnë në skuadra të ndryshme

Sport



Ivan Rakitic është prej javësh, nëse jo muajsh, në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme italiane. Juventus, Inter e Milan janë në pritje të kuptojnë lëvizjen e mesfushorit kroat: nëse do të qendrojë tek Barcellona apo do të kërkojnë një destinacion të ri. Situata është bërë më kaotike në lidhje me të ardhmen e mesfushorit, pas deklaratave të vetë Rakitic.

“E ardhmja? Jam unë ai që vendos. Nuk jam një thes me patate. Kontrata në skadencë në 2021? Dua të luaj në një klub ku më duan e ku familja ime të ndihet mirë. Si kam thënë gjithnjë, të mund të luaj tek Barcelona për mua është vendi perfekt. Ajo që dua është të zbavitem e të ndihmoj skuadrën. Kam patur një pjesë të parë të sezonit shumë të cuditshme, shumë surprizuese negativisht për mua, por nga aty duhet të mesoj disa gjëra e të përmirësohem”, ka thënë Rakitiv për Mundo Deportivo.

Por ku do të luajë në sezonin e ardhshëm? “Ndonjëherë ndodhin disa gjëra që nuk i kupton, por nuk duhen kuptuar, vetëm pranuar. Shpresoj të mbyll këtë vit në kontratë. Nëse nuk do të jetë kështu, do të ulemi bashkë e do të flasim, por tani gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë. Nëse shoh veten në Itali apo Angli? E përsëris, e kuptoj situatën, por vendos unë cfarë është gjëja më e mirë për mua e familjen”.

Është gjithashtu hipoteza e rikthimit tek Sevilla: “Kam një afeksion të vecantë për Sevilla e kam thënë gjithnjë se do të ishte një ëndërr të rivesh atë fanellë. Por nuk varet nga unë: Monchi e të gjithë tek Sevilla e kanë numrin tim të telefonit, nuk më kanë marrë ende e kohët e fundit ishte edhe ditëlindja ime. Këtë ndjesi timen e dinë të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *