• |
ide | kryesore

Premier League në dilemë: 4 ndeshje në ditë në Wembley ose 371 milionë stërlina humbje

Sport



Në Angli pandemia e koronavirus nuk ka arritur ende kulmin, por 20 klubet e Premier League duan ta cojnë sezonin deri në fund e për këtë po studiojnë mënyrën më të mirë të mundshme. Ashtu si bën të ditur The Sun, kjo javë do të jetë vendimtare për të fiksuar rifillimin, me shumë mundësi në qershor. Është e sigurtë që do të luhet me dyer të mbyllura, për të limituar rreziqet e infektimit, por sipas Mirror, Football Association ka vënë në dispozicion stadiumin Wembley, ku do të luhen 4 ndeshje në ditë. Reuters zbulon, ndër të tjera, se edhe National Football Center i St George’s Park – me 228 dhoma hoteli e 13 fusha futbolli – do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin si bazë stërvitore në karantinë për të mbajtur të bashkuar sa më shumë të jetë e mundur lojtarët e stafet e tyre.

Me kushtin që të mos ketë rreziqe për shëndetin, objektivi është “të mbyllet sezoni”: ndeshjet për tu luajtur janë akoma 92. Jo vetëm për shkak të presingut të Fifa-s, por edhe për shuma të mëdha parash në lojë, sidomos nga të drejtat televizive: nëse kampionati nuk do të përfundojë, klubet duhet të kthejnë 371 milionë stërlina tek Sky Sports e 50 milionë tek BT Sport. Një goditje e rëndë edhe për futbollin e pasur anglez, i gjunjëzuar si të gjithë të tjerët nga koronavirus.

Disa klube të mëdha i kanë paralajmëruar lojtarët se rifillimi i stërvitjes është fiksuar për në 11 maj. Kështu, tre javë përgatitje e pastaj sprinti final, që do të kurorëzojë Liverpool kampion, pas 30 vjetësh pritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *