• |
ide | kryesore

Protesta ekzemplare: arbitri pro Juventus, Real Madriz largohet nga fusha

Sport



Një protestë ekzemplare ka ndodhur gjatë një ndeshje të kampionatit në Nikaragua, ku vazhdohet të luhet pavarësisht emergjencës koronavirus. Futbollistët e “Real Madriz” janë larguar nga fusha pasi arbitri ka favorizuar në mënyrë të dukshme “Juventus di Managua”. Gjithcka ndodhi në minutën e 71′, pas një goli të shënuar nga klubi kryeqytetas, që ka të njëjtin emër me bardhezinjtë kampionë të Italisë.

Në detaje, episodi që ka ndezur gjakun e lojtarëve të Real, dje në fushë me maskë mbrojtëse, ka qenë aksioni i golit të dyfishimit të rezultatit nga Juventus. Asistenti i arbitrit ka ngritur flamurin për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje e lojtarët e Real ndaluan, por kryesori ka bërë shenjë që loja të vazhdojë e Mercado, i Juves, ka shënuar praktikisht i pashqetësuar.

Një gol që ka shpërthyer kaosin në fushë. Pas protestave të kota ndaj arbitrit, lojtarët e Real kanë vendosur të braktisin terrenin e lojës e të futen në dhomat e zhveshjes. Për fat që janë vetëm emrat e dy klubeve të mëdha, përndryshe skandali do të kishte qenë global…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *