• |
ide | kryesore

Turqit nuk respektuan karantinën, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm

Lajme, Të fundit



Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se tërhiqet nga posti, duke cituar incidentet e fundit gjatë orës policore të kësaj fundjave në pjesën më të madhe të Turqisë.

“Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”, – shkroi Soylu në Twitter, citon Anadolu Agency.

Ai e ka mbajtur postin që nga gushti i vitit 2016. Soylu tha se skenat që ndodhën pas shpalljes së orës policore të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë zbatimin e qetë të politikës së izolimit.

Kur u njoftua ora policore dy-ditore në 31 provinca, turmat u tubuan në shumë dyqane dhe furra buke për të blerë mallra në minutën e fundit, por shpesh u shkelën rregullat e distancimit social me të cilën synohet të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Unë nuk duhet të kisha shkaktuar skena të tilla në këtë incident, përgjegjësia e të cilës na takon neve”, – tha Soylu, duke shtuar se ora policore kishte për qëllim të ndalojë në përhapjen e koronavirusit.

Ministri turk kërkoi nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që ta falë atë për incidentin dhe se ai do të jetë gjithmonë besnik ndaj kombit të tij, të cilin “kurrë nuk ka dashur ta dëmtojë”.

“Po tërhiqem nga posti im si ministër i brendshëm, post të cilin e kam kryer me nder”, tha Soylu.

Por një ditë më pas Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, nuk e pranoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

Zbatimi i orës policore hyri në fuqi të premten në mesnatë për 48 orë në 31 provinca. Ora policore është zbatuar kryesisht nga 63 milionë njerëz që jetojnë në këto provinca, nga gjithsej 82 milionë banorë të Turqisë.

Autoritetet shëndetësore turke së fundmi raportuan 97 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.198. Vendi po ashtu raportoi rreth 57 mijë raste të konfirmuara që nga shpërthimi i koronavirusit.



2 Comments

    1. politikanet me i mire e ka vjedhjen ne adn.

      ska lidhje me pergjegjesine, as fytyren as qaqen as bythen….. eshte politike, i thote erdoani jep doreheqen , e jep tjetri direkt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *