• |
ide | kryesore

Basha: Dy paketat e qeverisë gjysmake. Kosova vetëm në të parën 170 mln euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi sot se 2 paketat e shpallura nga kryeministri Edi Rama në kundër të krizës nga Koronavirusi janë gjysmake. Sipas liderit të opozitës, këto janë paketa të pamjaftueshme.

Basha mori Kosovën si shembull, që ka dhënë 170 mln euro vetëm në paktën parë.

“Biznesi i vogël pretendon se pagesa prej 26 mijë lekësh, është pothuajse e barabartë me shumën e detyrimeve që duhet të paguajë në periudhën janar-shkurt-mars. Nëse duhet të paguajë 24 mijë lekë dhe qeveria i pej 26 mijë lekë atëherë do të thotë që përfiton vetëm 2 mijë lekë. Këto janë detyrime tatimore. Problemi është se nuk ka likuiditet. Biznesi ka kërkuar që të konsultohet sepse edhe ata kanë idetë e tyre, të cilave edhe ne u kemi dhënë zë. Një pjesë e këtyre ideve janë reflektuar në paktën e shpallur nga Rama dhe presim VKM-në të zbardhet për të dhënë gjykimin tonë final.

Të dyja paketat janë gjysmake dhe në total nuk kalojnë 100 mln euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 mln euro. Pse kemi kërkuar që kjo paketë të mos vonohet. Kjo po jepet si shpërblim për papunësinë, pasi biznesi është në koma. Pse duhet të prisnim që këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’i paguar, pse të mos stimulonim pra 3-4 javësh biznesin që të kishte likuiditet që të kishte para që të paguante të punësuarit. Së pari do të mbahej në këmbë në punë punëdhënësi. Shqipëria i kishte dhe i ka mundësitë monetare për t’i kompensuar bizneset”, u shpreh ndër të tjera Basha në emisionin ‘Tempora’.



6 Comments

    1. Sa do doja qe te bije ne duar te kosovareve njehere, qofte dhe pas 10 vitesh.Se mamane ta kane degjeneru kosovaret prej kohesh por do doja qe dhe ty te tgjenin. DO shikoje si do lehje si zagar gjithe diten kudner kosoves pastaj. Mos mendo se kjo nuk mund te ndodh,keshtu qe mos u ndje kaq i sigurte

  1. Po to sikur pate thene duhen 290 milion euro perpara,Tani e rrite prap pazarin.Aman se u kepute me llogari dhe to,beje pushim

  2. “Zëri i Amerikës”: Situatë alarmante në Shkodër, për shkak të sfidimit që i bënë qytetarët dhe Bashkia urdhërit të Ramës

  3. Ik mor shkerdhate! Ke zaptuar opoziten per te fjetur, mund te flije ne hollande, do behet kryeminister nje bythqir pa bole si ty!
    Lugati i surrelit nuk do iki vetem o parazit i opozites! Merresh akoma me denoncime, rrot kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *