• |
ide | kryesore

Covid-19/ Në New York 778 viktima në 24 orët e fundit

Arkiva, Planet, Të fundit



Numri i vdekjeve ditore në shtetin e New Jorkut ka filluar të rritet, megjithatë guvernatori Andrew Cuomo njoftoi sot në konferencën e tij të përditshme, për një rënie të vogël të numrit të shtrimeve në spitale.

New Jorku regjistroi sot 778 vdekje të reja në 24 orët e kaluara, nga 671 të një dite më parë, duke e rritur numrin e viktimave nga COVID-19 në 10 834, që nga shfaqja e virusit në rajon.

“Ndryshimi është statistikisht i parëndësishëm, por më mirë se sa të ishte lart. Ne mendojmë se jemi në kulmin e pandemisë”, tha Cuomo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *