• |
ide | kryesore

Diego Costa, lamtumirë Atletico: Roma e Napoli nisin derbin e merkatos

Sport



Sezonin e ardhshëm Diego Costa mund ta luajë në Serie A. Është i bindur në atë që shkruan Mundo Deportivo, sipas të cilit sulmuesi spanjoll, në dalje nga Atletico Madrid, është në shënjestrën e dy klubeve italiane: Roma e Napoli. Një interesim që në qershor, pa llogaritur ofertat e parezistueshme që mund të vijnë nga Kina ose ato nostalgjike nga Brazili, mund të kthehet në një derbi italian të merkatos.

I kërkuar në dritarët e kaluara të merkatos nga praktikisht të gjithë klubet e mëdha të kampionatit italian, Diego Costa është i lidhur me kontratë me Colchoneros deri në 2021, por ky në vazhdim duhet të jetë sezoni i tij i fundit në Madrid. Ish-sulmuesi i Chelsea këtë vit mbeti jashtë projektit e nga pankina ka konsoliduar idenë për të ndryshuar ambjent e për tu kthyer të luajë me vazhdimësi. Një zgjedhje e dhimbshme, duke parë lidhjen e sulmuesit me Atletico, por tashmë e nevojshme.

Sidomos nëse në horizont shfaqen mundësi për të luajtur në Serie A. Në kërkim të një partneri në sulm për Edin Dzeko, Roma do të ishte një zgjidhje perfekte për të formuar një dyshe të fortë për eksperiencë e karakter. Në Napoli, sipas asaj që bën të ditur As, Diego Costa mund të marrë vendin e Milik, në një tratativë shkëmbimi pikërisht mes Napolit e Colchoneros. Dy opsione shumë interesante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *