• |
ide | kryesore

“Gabova me Del Piero e CR7, duhet ti kisha marrë”: Galliani rrëfen pengjet në drejtimin e Milan

Sport



Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar Milanit, ka treguar disa prapaskena të merkatos në një intervistë të dhënë për mikrofonët e Sky. Në kujtimet e AD aktual të Monzës kanë qenë pikat që ndoshta mund të ndryshonin historinë e atyre viteve: “Goditjet e munguara? Jo shumë vjet më parë, ishte një lojtar që duhej të mbërrinte, por më pas nuk erdhi, domethënë Karlos Tevez. Një tjetër lojtar që praktikisht e kisha marrë njëherë pesë vjet para ardhjes së tij tek Milani ishte Roberto Baggio. Por në atë kohë ndërhyri Juventus dhe u krijua armiqësia e tyre me Fiorentinën”.

Më pas erdhi radha e gabimeve të bëra: “Totti dhe Del Piero? Del Pieron kisha provuar ta merrja përpara se Alex të shkonte tek Juve. Janë dy lojtarë që i qaj shumë dhe me të vërtetë më vjen keq: Del Piero na e ofrouan 5 miliardë lireta nga Padova, por nuk ishim të bindur, ishte një shifër e rëndësishme për një djalë shumë të ri. Tjetri është Cristiano Ronaldo: edhe në këtë rast, Sporting na kërkonte një shifër shumë të lartë, rreth 16-17 miliardë për një lojtar që ishte vetëm 16 vjeç. Totti, përkundrazi, e kemi kërkuar gjatë, por nuk ka dashur kurrë nuk donte të ikte nga Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *