• |
ide | kryesore

Gazetaria sportive në zi: shuhet fytyra e RAI-t, Franco Lauro

F1, Sport



Një tjetër humbje trondit botën e gazetarisë sportive, pas atij të Gianni Mura. Fytyra e RAI-t, Franco Lauro, ekspert i futbollit e basketbollit, është ndarë nga jeta pasditen e sotme në Romë e dyshohet që shkaku i mundshëm të ketë qenë një infarkt: ishte 58 vjeç. E kotë ndërhyrja e ambulancës së një patrulle të forcave të rendit në ‘via della Croce’. Personeli mjekësor nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër vec se konstatoi vdekjen e gazetarit.

I lindur në Romë në 1961, i apasionuar për futbollin e basketbollin për të cilët për vite me radhë ka qenë zëri i telekronikave, ai hyri në Rai në 1984: në 28 vjet ka komentuar tetë Olimpiada verore e një dimëore (Torino 2006), gjashtë edicione Botërori të futbollit, e po aq Europianë, ndërsa në basketboll janë 12 Europianët që kanë zërin e tij e tre kampionate botërorë.

RAI: “HUMBËM NJË PROFESIONIST EKZEMPLAR”
Rai ka shprehur “ngushëllimin e thellë për humbjen e parakohshme të Franco Lauro”, i ndarë nga jeta në moshën 58 vjecare. “Gazetar i gjithanshëm, i apasionuar pas punës së tij, ekspert i futbollit e basketbollit, ka qenë prej vitesh zëri i basket e fytyra e Raisport. Me humbjen e tij – përfundon kompania – bota e gazetarisë sportive humb një profesionist ekzemplar e një person me sensibilitet e xhentilesë të lartë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *