• |
ide | kryesore

MSH: 62-vjeçarja nuk vdiq nga koronavirusi

Lajme, Të fundit



Një 62-vjeçare ka humbur jetën te infektivi, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë kronike e pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. Gjithashtu e moshuara ishte e prekur edhe nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 65-vjeçarja nuk vdiq nga COVID-19, pasi ajo nuk kishte asnjë shenjë klinike të sëmundjes.

Lidhur me lajmin për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant.

62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’I referoheni njoftimeve zyrtare.



1 Comment

  1. Sapo filluan verejtjet pef vdekshmerine e larte te pacienteve me Covid keta filluan te gjejne artifica per te ulur numrin e vdekjeve me lloj lloj justifikimesh bajate. Sic thane se pacientja nfa Berati vuante nga patologji kronike edeme pulmonare, tani thone per pankreatit nekrotizant. Te dyja do i shtohen literatures boterore jo si risi shkencore por si idiotsira zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *