• |
ide | kryesore

Napoli fiton betejën: Insigne ndahet nga Raiola

Sport



Mes Lorenzo Insigne e Mino Raiola dicka kishte ndryshuar dhe divorci mes palëve në mardhëniet futbollit-menaxher nuk cuditi askënd, me Napolin që doli fitues në këtë situatë: “Arsyet lidhen me keqkuptime të ndryshme: sulmuesi kishte kërkuar nga Raiola që të sigurojë buxhetin, kjo edhe për shkak të menaxherëve të mëparshëm. Ai gjithashtu shtoi se ai do të preferonte që pagesa të bëhej në një lëvizje të vetme pa respektuar këstet deri në vitin 2022″. Një situatë që çoi në përfundimin e marrëdhënies, në kohën kur menaxheri kishte kërkuar arsyet e faktit të kësaj kërkese të Insigne.

Vetë Raiola menjëherë propozoi që me sulmuesin e Napolit të zgjidhte marrëveshjen pa asnjë lloj procesi gjyqësor. Kështu ishte i pashmangshëm fundi i gjithçkaje, që nisi në fakt me pamundësinë për të gjetur një blerës për shifrat e kërkuar nga Napoli (të paktën 60 milionë euro). Situata u pasua nga vendimi i kapitenit për të qëndruar, dicka kundër asaj që sugjeronte menaxheri. Kontrata e lojtarit me Napolin përfundon në vitin 2022, por mund të zgjatet deri në 2025 (pagesa aktuale është 4.5 milionë në sezon).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *