• |
ide | kryesore

Punonjëset e seksit kërkojnë ndihmë nga qeveria: Klientët janë bllokuar me gratë në shtëpi

Lapsi Leaks



Punonjëset e seksit kërkojnë ndihmë nga qeveria britanike sepse klientët e tyre të martuar kanë ngecur në shtëpi. Vajzat “eskortë” thonë se të ardhurat e tyre kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj kohe të bllokimit të qarkullimit. Seksi virtual online pritej të lulëzonte, por vajzat që zhvishen në kamera dhe ato që zhvillojnë biseda seksuale thonë se puna e tyre gjithashtu është zvogëluar.

“Shumica e klientëve të mi janë të martuar ku në këtë kohë nuk mund të shkëputen. Nuk ka asnjë mundësi që ata të telefonojnë pasi të bllokuar në shtëpi me gratë e tyre” – tha një prej këtyre vajzave.

“Shumë nga klientët e mi të tjerë që janë beqarë akoma jetojnë me nënat dhe baballarët, kështu që edhe ata e kanë ndaluar gjithashtu të bëjnë zile. Unë kam një klient të rregullt që telefonoi dhe mezi dëgjova se çfarë po thoshte sepse ai po pëshpëriste aq ulët. Kur e pyeta se çfarë po bënte ai tha që ishte fshehur nën shtrat dhe gruaja e tij ishte poshtë në kuzhinë” – rrëfeu një tjetër.

“Qindra mijëra familje në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten në të ardhurat nga puna e seksit për të mbijetuar. Por punëtoret e seksit janë përjashtuar nga masat e urgjencës financiare të qeverisë, sepse punonjësve të seksit iu mohohet statusi si punëtorë. Kjo do të thotë që punëtorët e seksit janë të përjashtuar nga mbështetja që punëtorët e tjerë po marrin në këtë kohë kritike.

Punëtoret e seksit, ashtu si të gjithë punëtorët e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nevojë për para për të paguar qiranë e tyre, hipotekat dhe faturat e shërbimeve” – thuhet në një deklaratë të shoqatës së këtyre punonjëseve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Merrni kredi sepse zanati me i vjeter ne bote me siguri do fuqizohet pas kesaj krize dhe kredine do ta lani shpejt. E njejta vlen edhe per kurvat show-bizit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *