• |
ide | kryesore

Qeveria ndryshon vendimin për shtyrjen e pagesës së qirave

Lajme, Të fundit



Qeveria ka miratuar mbrëmjen e djeshme një tjetër ndryshim në Aktin Normativ për gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi. Bëhet fjalë për vendimin që shtynte me 2 muaj qiratë e familjarëve dhe biznesit të vogël. Me ndryshimin e fundit, bizneset e vogla nuk do të paguajnë qira për dy muaj edhe në rast se ata mund të mos jenë në listën e aktiviteteve të mbyllura. Më parë, subjekt i këtij akti ishin vetëm bizneset që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura.

Kushtet e tjera nuk janë ndryshuar, pra “Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020”.

ISHTE

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

BËHET

“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *