• |
ide | kryesore

Ironia/Rama u thotë të pasurve shisni jahtet, deputet e PS duan heqjen e TVSH për anijet e luksit

-Instant, Kryesore, Lajme



Nuk kanë kaluar vetçse pak ditë kur në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani puntorët” iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit.

Por në fakt në realitet ndodh ndryshe. Ai ka në plan ti lehtësojë ata që duan të blejnë jahte. Deputët socialistë kanë çuar në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve. Atë e ka bërë publik ish deputetja Jorida Tabaku e cila pasi vë në dukje këtë çmendur i qesharake shkruan në Facebook-un e saj: “Disa ditë pasi i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në kokërr më kokërr, qeveria merr vendimin për të përjashtuar importuesit e jahteve.

Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà. Qartë e më qartë e ditë pas dite për 7 vjet me radhë , me çdo veprim dhe ligj të miratuar kjo qeveri dhe ky kryeministër tregojnë se janë thjesht dhe vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo të shqiptarëve”.

Lexoni më tej:

Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: “Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët”

Nuk dihet nëse kjo nismë është një relike e harruar e kohës kur qeveria e rilindjes mendonte si të ndihmonte me te dy duart lehtësimin e më të pasurve nga taksat, por një gjë është e sigurtë, dërgimi i tij tani në parlament, pikërisht në kohën kur Rama ka filluar të çirret live kundër biznesit të madh, është ironia më e madhe që mund ti bëhet propagandës së kryeministrit.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Paska bere nje shkrim Batoni me titull ‘Republika e Xhelalit’…e paska bere fiks per republiken e rilindjes..

  2. Ligji e thote troc o tabakhone,per qellime turistike,kurse rama i tha oligarkeve te lulushit e salihut qe I kane blere per llogari te vet si dhe vilat makinat etj keto ti shesin per te paguar puntoret e tyre,kaq e thjeshte eshte moj tabakhone e pd

    1. Po Saimir Tahiri që bridhte me jahtin e tij, e që Rama e quante ministrin e tij më të “suksesshëm”, nga i gjeti paratë për të blerë jahtin dhe për çfarë “turizmi” e përdorte ?
      A nuk ishin kushërijtë e tij antarë të një bande trafikantë të drogës që ja riparonin në Itali ?

  3. Kulmi I paskrupullt.
    U konsultova me ligjin e Europës dhe të fqinjëve. Absolutisht dhe nuk ekziston një favor i tillë. Por këtij populli aq mirë ja bëjnë. Është popull që I ngel hatri po s’ja fute.

    1. I o kare..kto po vjedhin..kallam deshtaku e ripjedhja nuk po favorizon ish pronaret apo ata qe punojne me pune te ndersheme por hadutet e drogaxhnjte e nivelit te klasit 1.

  4. “Zëri i Amerikës”: Situatë alarmante në Shkodër, për shkak të sfidimit që i bënë qytetarët dhe Bashkia urdhërit të Ramës

  5. Mos rri vone ne bodrumet e shqupit o emu i stalinit se shpellkaret i ke verdalle,meso me mire heren tjeter qe ta mbrosh tabakhonen e pallateve kur ishte nenkryetare bashkije

  6. Gjithë Autikët e bodrumeve mavi në sulm në mbrojtje të jahteve të oligarkëve, ndërsa populli shqiptar po vdes për bukë.ja çfarë jeni në gjendje të bëni juve.Skam më koment!

  7. Për “like” dhe “share”/ Basha i jep mijëra dollarë “Facebook”-ut. Sponsorizim edhe për vezët e Pashkëve

  8. I o kare..kto po vjedhin..kallam deshtaku e ripjedhja nuk po favorizon ish pronaret apo ata qe punojne me pune te ndersheme por hadutet e drogaxhnjte e nivelit te klasit 1.

  9. Akoma nuk e keni kuptuar se kjo mase e qeverise ka tre aresye:
    1.Zhvillon turizmin pa hesap sepse i jerp mundesine edhe psh fshatarit nga Baldushku qe te bleje nje Jaht me vela i cili perdoret edhe si varke por edhe si ballone ajri.Keshtu turisti mund te gjeje nje Jaht edhe ne Vermosh.
    2.Zbut hendekun e varferve me te pasurit sepse te pasurit nuk do ta blejne te re jahtin sepse keshtu i tha k/bariu.
    3.Rrini rehat se banoret e termetit do te blejne nga nje jaht portativ qe edhe te flene aty sepse jane perjashta.
    4.Te shkojme ne BE me jaht .

  10. Grupi i zareve te doçit qe paguhet nga kockat qe ju hedh llumi, ne mbrojtje te setes satanike! Aq frike i ka ky komentet saqe paguan; (ME PRATE QE JU VJEDH SHQIPTEREVE) e here pas here ben ndonje koment si I paemer, sepse nuk i duken fort bindes, bashke me shpullkaret e jugut! Ju lumte o zagarina te tredhura!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *