• |
ide | kryesore

Selena dhe Demi Lovato prishin miqësinë

Paparazzi, Slider



Të gjithë e dimë që Selena Gomez dhe Demi Lovato kanë qenë shoqe historike që kur kanë qenë fare të vogla, por bashkë me rritjen, gjërat ndryshojnë! Së fundmi, Demi ka treguar për Harper’s Bazaar se miqësia mes vajzava ka marrë fund.

Në fakt kjo deklaratë nga ana e saj tingëllon çuditshëm duke qenë se Selena e ka mbështetur publikisht kur Demi ka rrëfyer problemet me ankthin dhe substancat narkotike.

“Gjithçka që dua të them është…që e dua! Nuk para bëj deklarata të tilla publike, por e dua. E kam njohur që kur kam qenë 7-vjeç.”- shkroi Selena, por asnjë përgjigje nga Lovato, derisa sqaroi se mes vajzave gjërat nuk janë si dikur. “Kur rritesh me dikë, ti gjithnjë do t’i duash. Unë s’jam më shoqe me të…”- u shpreh këngëtarja dhe e la me aq, duke përsëritur se gjithnjë do ta dojë dhe se uron vetëm gjëra të bukura për Gomez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *