• |
ide | kryesore

Szczesny rindez debatin: “Arbitrat e kanë pranuar vetë se gabuan në prekjet me dorë të De Ligt”

Sport



Në kanalin YouTube “Foot Truck” Wojciech Szczesny ka bashkëbiseduar me shokun e tij të skuadrës tek Juventus, Matthijs de Ligt. E gjatë bisedës janë prekur cështje interesante që do të krijojnë debat. Duke nisur nga penalltitë e provokuara nga prekjet me dorë të topit nga qendërmbrojtësi hollandez në fillim të sezonit. “Askush nuk e thotë, por ka patur një takim të arbitrave në të cilin kanë pranuar se ato me Lecce e Torino në realitet nuk ishin 11 metërsha – ka shpjeguar portieri bardhezi -. Asnjë media nuk e flet, kanë qejf ta bëjnë vetëm kur duhet të ishte ndonjë penallti kundër Juves. De Ligt thjesht i pafat, vetëm ai me Inter ishte penallti”, tha ai.

“Kur e prek topin me dorë për një muaj duhet të qeshësh me faktin, sepse nëse nuk e bën ndihesh keq – vazhdoi Szczesny -. Matthijs është një e përbashkët e dy gjërave: i aftë me topin por edhe bishë. Chiellini u dëmtua e unë nuk e ndjeva diferencën, kjo tregon shumë”. “Ishe një lider i vërtetë tek Ajax, pastaj mbërrite tek Juventus që ka fituar shumë – vazhdoi portieri bardhezi, duke folur me De Ligt”.

Vlera e personaliteti ishin të dukshëm që kur Matthijs mbante veshur fanellën e Ajax. “Duke analizuar Ajax vitin e kaluar mendonim se luanin calcetto – shpjegoi Szczesny -. Nuk kishin role të përcaktuar, imagjino Del Ligt sikur të luante në mesfushë”. “De Jong u duk i lehtë, në fakt ishte i ashpër. Në pjesën e dytë në Torino provuam ti vinim në presion, por ata dilnin gjithnjë – shtoi polaku -. Kishim frikë të zbuloheshim e në fund nuk krijuam më asgjë, nuk kishim asnjë ide si ti presonim”. Në fund një batutë që i kujton të gjithëve bisedën mes hollandezit e Cristiano Ronaldos në përfundim të ndeshjes, ku portugezi e ftoi të vinte tek Juventus. “Nëse ka ndonjë lojtar tjetër të mirë tek Ajax na e thuaj, i themi Paratici. Ose Ronaldos”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *