• |
ide | kryesore

Urdhri i ri i policisë, këto janë kufizimet në lëvizjen e këmbësorëve

Lajme, Të fundit



Pati një lloj çlirimi kur kryeministri Edi Rama deklaroi se fasha e orarit për lëvizje shtyhet deri në 17:30. Por policia e shtetit sqaron se kjo fashë e re nuk nënkupton “qarkullim të pakufizuar” të mjeteve duke treguar edhe oraret e lëvizjes.

“Është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30”, – thuhet në njoftim.

NJOFTIMI:

Duke konsideruar urdhërin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 256, datë 10 prill 2020, ku është zgjeruar fasha orare e lejuar për qarkullimin e automjeteve nga ora 05:00 deri në 17:30, Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

Është e lejuar vajtja në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen me penalitetet përkatëse.

Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjentë në të gjithë territorin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet çdo masë kufizuese, duke kontribuuar të gjithë së bashku për të parandaluar përhapjen e COVID-19.



19 Comments

  1. 0re ke rreshkit fare z.KM! SI ore do tr dalim vetem 500 m nga shtepia???a mendon per ata qe i kane shtepite larg nga dyqanet ,farmacite etj? Ose dikush qe do te shkoje ti boj pazar prinderve,femijeve,ose qofte ti pershendese nga dritaret???Izolimi ( ose dalja pa leje)ta ka rrudh arsyen! Po mos harro se jemi NJEREZ!

    1. I ÇMENDURI i SURRELIT, bashkë me Sandër Autik Lleshin do i pajisin policët me metra me gjatësi 500 metra digjitalë?
      Për këtë pritet të zhvillohet një tender super urgjent!

  2. I ÇMENDURI i SURRELIT, bashkë me Sandër Autik Lleshin do i pajisin policët me metra me gjatësi 500 metra digjitalë?
    Për këtë pritet të zhvillohet një tender super urgjent!

  3. Shumë mirë tani do të marim një spango 500 m dhe një skaj do ta lidhim tek porta dhe skajin tjetër do ta lidhim tek dora.Kujdes bëni matje të sakta sepse gjoba është disa mm larg.

  4. e ka futur popullin idjot ne kurthin e ha….se mendjes skizofrene qe ka dhe injorances se trasheguar….. menuja e preferuar e shqiptareve ne 100 vjet.

  5. Shume trapllek. Po une qe kam prinderit 2 km larg nga shpia ku jam vete, si do iu coj ushqime? Si i behet se ky thote dhe qe pensionistet nuk duhet te dalin nga shpia? Apo te vdesin ata? C’jane keto idiotesira keshtu? Ky debil sikur ka vemje ketu dhe po ben testim!
    Zot ndaloje kete te cmendur corones do ia bejme hallin disi!

  6. ky koqja e di qe un tregun fruta perime e kam 700 m , dyqanin e bukes 850 m , bankomatein 1250 m dhe cfar do thote ky palla ??? ka ardhur koha me karantinuar KM qe eshte tersi i ketij populli qe vetem gjema po na ndodhin ne mbinkqyrjen e tij …….
    ju lutem izoloni ne surrel dhe mos te kaloj nga shtepia 800 m dhe shqiperia do shpetoj .

  7. Po more po, pirdh të shfryhesh. Si do ta matësh largësinë e 500 metërshit nga banesa ime?
    Me hapa polici apo me spango?
    Mos do shtier fall njeriu se sa metra larg e ka vendbanimin e prindërve nga e vendbanimi i/e tij apo nga farmacia?
    Por nëse nuk gjej ilacet e duhura tek farmacia e parë brenda 500 metrave dhe do të më duhej të shkoja tek farmacia tjetër që ndodhet 1 km larg si t’ia bëj?
    Apo ti them farmacistit eja ti 500 metra në drejtimin tim?!

    Ne nuk pretondojmë që ti “mendje-shkurtër” të jesh gjeni por të paktën ndize ndonjëherë trurin…
    Nuk është shumë e vështirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *