• |
ide | kryesore

Ciara zbulon gjininë e bebit që pret (Video)

Paparazzi, Slider



Ciara dhe partneri i saj Russel Wilson janë në pritje të bebushit numër tre. Çifti, do të bëhen prindër të një vogëlushi dhe lajmin e bënë publik në mënyrën më origjinale të mundshme.

Në videon e postuar në llogarinë e Instagram-it shfaqet e gjithë familja në oborr. Këngëtarja, partneri, vajza dhe djali. Para se ta zbulonin gjininë e bebit, Ciara i pyet të gjithë se çfarë do të donin të ishte. Djali Future, donte një vëlla e ndërsa Sienna, një motër të vogël.

Pak sekonda më vonë, në ajër shpërtheu ngjyra blu dhe familja dukej më e lumtur se kurrë, përveç vogëlushes, e cila dukej sikur ende s’po kuptonte çfarë ishte duke ndodhur. Lajmin e shtatzënisë këngëtarja e bëri publik që në fillim të janarit, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë me ndjekësit gjithë vështirësitë që situata aktuale i ka krijuar me shtatzëninë. Izolimi ia ka vështirësuar punën e takimeve me gjinekologun, por sidoqoftë, gjërat shkojnë mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *