• |
ide | kryesore

Del mosha mesatare e viktimave të Covid-19 në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Sivla Bino ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë. Duke folur për AbcNews Bino është shprehur edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.


Një e dhënë që mungon në raportimet ditore të MSH janë edhe mosha mesatare e të sëmurëve apo atyre që kanë ndërruar jetë.


Bino u shpreh:

“..Në grupmoshat, nën moshën 50 vjec vdekjet janë në 2-3 per qind, vdekshmëri normale sa i përket koronavirusit. Ndërsa, vdekshmëria në grupe të tjera është shumë më e lartë…Duhet të mbajmë parasysh se Italia ka një grupmoshë të larta. Ka edhe grupmosha të larta që e kanë lënë spitalin.”

Ndërsa sa i përket, moshës mesatare të personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, Bino u shpreh se bëhet fjalë për persona mbi 65 vjeç. Sipas saj, shumë prej tyre kanë qenë mbi 70-vjeç.

1 Comment

  1. Praktikisht nuk dha asnje shifer! mbi kete e nen ate, nuk ka sens! zaten kush ka bere nje kerkim me te sakte mbi vdekjet efektive?? Ata qe kane vdekur ne shtepi pa e ditur njeri etj etj..P.S. Nuk quhen te dhena “krahasimore” por te dhena”krahasuese” …Mesoni shqipen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu