• |
ide | kryesore

Gruaja e intubuar nga koronavirusi lind foshnjën e saj dhe del nga koma

Lapsi Leaks



Një grua Vancouver e Kanadasë ka treguar historinë e saj që mund të krahasohet me një mrekulli. Angela Primachenko e lindi fëmijën e saj ndërsa ishte në gjendje kome të intubuar në spital duke luftuar COVID-19.

“Pas zgjimit nuk isha i sigurt se ku isha. Nuk kisha bark dhe nuk e dija se ku ishte fëmija im. Unë isha në izolim dhe nuk kam qenë në gjendje ta shoh burrin tim” – tha Primachenko.

Ajo thotë se gjithçka nisi me një kollë.

“Ju e dini atë lloj kolle që pastaj ajo u bë pak më keq. Më pas fillova të kem një vështirësi të frymëmarrjes” – tha Primachenko. Ajo u paraqit në Spital ku qëndroi 17 ditë.

Motra e saj binjake, Oksana Luiten tha se nuk ishte e sigurt nëse Angela do të mbijetonte.

“Të gjithë ne ishim duke iu lutur Zotit, por mjekët e nxorën fëmijën e saj 34-javëshe”.

Vajzën e quajtën Ava që do të thotë frymë e jetës”, tha Primachenko që tani ndodhet e karantinuar në shtëpi derisa 2 testime të dalin negative. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Gezim se lindi nje femije dhe nena shpetoi!: Sa keq; qe ne titull e ndjeva se kjo nuk mund te kishte ndodhur ne Shqipni, e ashtu me doli!! Deziluzion total!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *