• |
ide | kryesore

I shpëtoi Koronavirus, Rustu Recber del nga spitali: “Në Turqi kemi një kurë”

Sport



Rustu Recber ka dalë tashmë nga spitali, ku ishte shtruar pasi u infektua me Covid-19 e tani mund të rrëfejë eksperiencën e tij: “Fitova ndeshjen më të vështirë në jetën time, në Turqi kemi një kurë (me shumë mundësi i referohet protokollit të mjekimit për të kuruar ata që shfaqin simptomat e koronavirus) që mjekët aplikuan tek unë për 10 ditë”.

46 vjecari ka pranuar se duhet të qendrojë në izolim në shtëpi, duke konfirmuar se ka dalë vetëm nga terapia intensive dhe jo shërimi i plotës, që mund të vërtetohet vetëm nga rezultatet e tamponeve. Rustu, duke folur për As, kujton: “Nuk mund të bësh shaka me këtë virus, nuk ka rëndësi cfarë moshe ke”.

Në lidhje me ish-skuadrën e tij, Barcelonën, turku ka vetëm falenderime: “Shoqëria më ka sjellë urimet e presidentit Bartomeu. Në momente si këto, janë detajet e vogla që bëjnë diferencën, më qendruan pranë. Nuk do ta harroj kurrë atë që Barça ka bërë për mua kur rrezikova të vdisja nga koronavirus: është sikur ti detyrohem jetën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *