• |
ide | kryesore

Nga kampione e Europës, në të pastrehë e pornostar: historia e pabesueshme e de Leur

Sport, Video



Verona van de Leur është një nga personazhet më të diskutueshëm e që ka bërë një jetë në kufijtë e realitetit. Hollandezja, tashmë në moshën 34 vjecare, ka rrëfyer gjithcka në autobiografinë e publikuar, ndërsa ka folur për “Guardian”. E të mendosh që rrugëtimi i saj ishte menduar të ishte shndritës në sport, aty ku u shpall Sportistja e Vitit në Hollandë në 2002, pasi ishte kthyer me 5 medalje të fituara nga Europiani i Patrasso, zhvilluar në të njëjtin vit. Nga aty, gjërat morën të tatëpjetën, si rrëfen de Leur historinë e saj të dhunës fizike e psikologjike të pësuar, përpara se të binte në vërfëri, të përfundonte në burg e më pas të bëhej pornostar.

Hollandezja ka patur një adoleshencë të vështirë: nëse nuk arrinte podiumin, prindërit e detyronin të kthehej në shtëpi si të mundte për dënim e pas tërheqjes i vodhën paratë e ndërruan celësin e shtëpisë. Kampionia e gjimnastikës u detyrua të jetonte në makinë me të fejuarin dhe mes lëmoshës e vjedhjeve në 2010 përfundoi pas hekurave. Shantazhoi me një foto një cift klandestin për ta marrë 2000 euro, por u arrestua dhe qendroi në burg për 72 ditë.

Pasi doli nga burgu u bë aktore e videove porno amatore. Hapi një faqe dhe bëri aq para sa të mund të hiqte dorë dhe tani të tregonte historinë e saj…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *