• |
ide | kryesore

Rekord “i zi” në SHBA, mbi 2400 viktima në 24 orë. Rritje e fortë edhe në Gjermani

Lajme, Të fundit



Teksa prej ditësh ishte vënë re një tendencë rënieje, SHBA-të kanë regjistruar shifrën më të lartë ditore të viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 405 persona. Një shifër të tillë fatalitetesh njerëzore nuk e kishte shënuar asnjë vend tjetër më parë.Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 26 633. Në SHBA janë regjistruar 609 240 raste të prekurish me koronavirus.

Orë të vështira duket se po kalon edhe Gjermania ku në 24 orët e fundit, humbën jetën 285 persona duke e çuar totalin e viktimave në 3 254. Kjo shifër tejkaloi rekordin e mëparshëm, që u shënua të premten e kaluar. Angela Merkel do të takojë udhëheqësit e 16 landeve për të diskutuar një mënyrë të mundshme për të dalë nga bllokimi.

Një grup me ndikim i akademikëve bëri thirrje që shkollat të hapen ‘sa më shpejt të jetë e mundur’. Akademia e Shkencave Leopoldina sugjeron që fëmijët mund të ktheheshin në shkollë në klasa me jo më shumë se 15 nxënës, për të zbatuar distancimin shoqëror. Paneli i ekspertëve me nofkën “pëshpëritësit e Merkel”, ka bërë thirrje për një “rifillim gradual të veprimtarisë ekonomike dhe sociale”, si lehtësimi i epidemisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *