• |
ide | kryesore

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kukës

Lajme, Të fundit



Numri i të infektuarve në Kukës ka shkuar në gjashtë. Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të tillë.

Pesë të infektuarit e sotëm janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, që një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus.

Infermieri dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *