• |
ide | kryesore

Si ndikon tek koronavirusi, OBSH flet për herë të parë për vaksinën e tuberkulozit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është folur shumë se vaksina e tuberkulozit mund të ndikojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit. Madje, kjo është mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm.

Për herë të parë, për këtë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e tuberkulozit të mbrojë nga Covid-19.

Kjo është e shkruar në një dokument të OBSH-së, ku theksohet se aktualisht janë duke u kryer dy studime lidhur me këtë dhe kur rezultatet të jenë gati, OBSH-ja thotë se do t’i bëjë publike.

“Në mungesë të provave shkencore, kjo vaksinë nuk rekomandohet për të parandaluar Covid-19”, thotë OBSH-ja.

Vaksina e tuberkulozit është aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës, ku pjesa më e madhe kanë shifra relativisht të ulëta në lidhje me koronavirusin, ndërsa nuk aplikohet nga shtetet kryesore evropiane, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



3 Comments

  1. Sa t’ha trapi sju jap.pare dolem po’ Ca’ bete deri tani psé se studiuat.
    Apo skishit kohe qe nga dhjetori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *