• |
ide | kryesore

Sondazhi katastrofë, Raiola mposht Cruijff: është ai hollandezi më influent në futboll

Sport



Mino Raiola mposht Johan Cruijff. Vështirë të besohet, por ndodhi vërtetë: menaxheri i fuqishëm i futbollistëve, që ka mes të asistuarve të tij emra si Ibrahimovic, Pogba, de Ligt, Donnarumma e Balotelli, është hollandezi që ka patur influencën më të madhe në botën e futbollit, sipas një sondazhi të revistës ‘Voetbal International’. Raiola ka kaluar madje edhe lojtarët e Ajax e të kombëtares hollandeze të viteve ’70, Cruijff të parin, që krijuan ‘revolucionin’ e futbollit total. Në klasifikimin special Raiola, 52 vjec, që ka pashaportë si hollandeze ashtu dhe italiane, ka lënë pas Ronald Koeman e Cruijff, që u nda nga jeta katër vjet më parë.

“Nuk jam një ikonë si Cruijff që me idetë e tij ndryshoi futbollin e influenca e tij zgjati 50 vjet e reziston ende pas vdekjes së tij. Kështu që fakti që e kam kaluar është dicka e vecantë, që më bën krenar – komentoi Raiola – sepse është dashur kohë përpara se publiku të më kuptojë”. Renditja e ‘Voetbal International’ është formuar përmes votimeve të ekspertëve të ndryshëm, që i janë përgjigjur pyetjes: “Cilët janë 10 hollandezët që kanë lënë më shumë gjurmë në futboll?”. Në top-50 të revistës bëjnë pjesë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportivë, drejtues, arbitra e ekspertë marketingu lidhur me klubet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *