• |
ide | kryesore

Trump i ndërpreu fondet në kulmin e pandemisë, reagon OBSH

Planet, Të fundit



Pas vendimit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për OBSH-në, ka reaguar dhe kreu i kësaj të fundit. Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehet se ndihet i keqardhur që Trump u detyrua të ndërpresë fondet.

“SHBA ka qenë gjithmonë një aleat dhe një mik shumë gjeneroz i OBSH-së, ndaj dhe unë dua që të mbetet kështu. Ne do të vijojmë të punojmë fort për të luftuar pandeminë e COVID-19” – shprehet ai.

Vendimin e Trump nuk e kanë pritur mirë shumë figura të larta politike dhe biznesmenë të fuqishëm. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres u shpreh se nuk është momenti i duhur që SHBA-ja të ndërpresë fondet për OBSH.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë, tha Trump, duhet të mbajë përgjegjësi.

Trump ka akuzuar edhe më parë OBSh për njëanshmëri ndaj Kinës.

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.



13 Comments

  1. Bythqima burrokrat qe trashin bythet dhe shtojne numrin e shpiave. Robqire shperdorues fondesh qevsjeni te zote per asgje.

    1. Komunistet e kane kete gje. Vrasin dhe pas demokracise “funksionale” ofenfohen po ja permende. Shih gjermanine, nje BunkArt i mirefillte e i denje…

  2. Mer gjo e zeze per ate pune i merrni fondet, dhe jo pak por miliarda ne vit, qe te mbikqyrni e te mbroni njerezine nga fakteqesi te ketij lloji. Nuk jepen leke qe te tallni trapin e menderen, e tani qe ju mbylli cezmen ju erdhi keq. Po katastrofen, per deficence dhe papergjegjshmeri, kush e paguan ????? Meqe nuk keni bere punen duhet ti ktheni leket mbrapsht, ose bindini te gjithe qe e keni bere punen sic duhet.

  3. Great decision. Great Trump. Steeling money from goverments and doing nothing only panic. What the most of public helth organisations in Albania do..

  4. ky bythziu nga etiopia eshte ne krye te OBSh , nuk u gjet nje nga nje vend i zhvilluar se sa ky etiopian i paafte qe nuk izoli Kinen qe ne fillim dhe bota do ishte e qete por tani duhet te izolohet bota dhe ky me kinen te bejne qefe , turp qe lozni me pa aftesine tuaj me jetet e popujve te pafajshem turp turp …

  5. O sa mire jua Ka bere
    Merrni pare nga qeverrite merrni nga private pastaj sdini nga ta coni bythen.
    Merr tani vetem 40 milion te kines
    Se 500 milionshi iku.
    Nese si kthehet menja trampit.

  6. Keta te OBSH jane sjelle si nje avokat qe merr pagen cdo muaj, por ne momentin qe nje ceshtje shkon ne gjyq, nuk paraqitet ne gjykim, por dergon me shkrim nje mdrojtje qe bie ne kundershtim me interesat e te mbrojturit nga ana e tij. Mire ia ka bere Trump qe ia preu pagesat

  7. O ky asht nji kokerr komunistit e ka deklaru botnisht. Ky mut ka marr ne qaf gjith boten mar, duke neglizhu c’do thirrje per nje virus qe mund te pershkallzohej n’tan boten. Ne fillim te janarit tha qe nk trasmetohet nga njeriu ne njeri. Ca pritni prej tij shikoni ftyren qe ka, si mit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *