• |
ide | kryesore

24 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Përpara se Instituti i Shëndetit Publik të japë shifrat ditore të të prekurve nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kuvend se numri i të infektuarve ka shkuar në 518. Kjo do të thotë se ka 24 raste brenda 24 orësh.

“Në dy spitalet Covid në vend, vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”– tha ajo.

“Lajm inkurajues është se numri I të shëruarve prej 5 ditësh e kalon atë të të infektuarve aktivë, shenjë e mirë, por kjo nuk është koha për bilanc se jemi në kushte të vështira dhe lufta nuk ka mbaruar. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar çdo rast” – tha ajo. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nje dite moj “bleta punetore e karoministrit” do japesh llogari Ti, Karoministri dhe komiteti i vuajtjeve te shqiptareve……. Mos harro nuk ka vetem dje dhe sot, por ka edhe NESER. E nesermja do jete llogaridhenie per ty e bashkefajoret si ty

  2. Nafije,Nafije…!Dybekun!Dybekun Nafije!Kjo Xhaçka,falenderojne Zotin qr solli Covid 19 !Po vjedhin,pafund !

  3. Nje cope mish me dy sy por me doktorature te vjedhur(plagjiature) po vjedh dhe ne kohen e luftes(sic thote vete).Mbase zoti vendos drejtesi ne kete kohe dhe per keta monstra.

  4. pse nuk jepni vendimet e kurvendit per ndryshimet e kodit penal? gjykatat dhe avokatet do bejne lek titulloheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *