• |
ide | kryesore

Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuari për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Ai ndodhej në kërkim me masë arresti me burg dhënë në mungesë si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në gusht 2019.

Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.

Më herët Ilir Selmanit iu dërgua nga OFL formulari i deklarimit të pasurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *