• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Tom Hanks tregon ‘efektet anësore ‘ të ilaçit eksperimental

Paparazzi, Slider



Rita Wilson ka deklaruar se ka pësuar “efekte anësore ekstreme”, pasi u trajtua me ilaçin eksperimental për Covid-19, klorokinë, në një spital australian.

Wilson, e cila ishte duke udhëtuar në Australi dhe burri i saj, aktorin e famshem, Tom Hanks, i cili po filmonte një film për Elvis Presley, u testuan pozitivë për Covid-19 në 12 mars, ndërsa ishin në Australi.

Ilaçet klorokinë dhe hidroksiklorokinë përdoren për të trajtuar malarien, por aftësia e tyre për të trajtuar Covid-19 është akoma e diskutueshme nga ekspertët, pavarësisht se janë përkrahur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, si një“ndryshues loje”. Wilson dhe Hanks u pranuan në spitalin e Universitetit Gold Coast në Queensland për trajtim, ku Wilson tha se asaj iu dha klorokinë, pasi ajo kishte temperaturë 38,9C.

“Ata më dhanë klorokinë”, i tha ajo kanalit televiziv amerikan CBS. “Unë e di se njerëzit kanë folur për këtë ilaç. Por unë mund të të them vetëm këtë: nuk e di nëse ilaçi funksiononte ose nëse ishte vetëm koha që temperatura të ulej. Temperatura ime u ul, por klorokina kishte efekte anësore ekstreme, unë isha plotësisht me marrje mendsh, më vinte për të vjellë dhe muskujt i ndjeja shumë të dobët … Mendoj se njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm për atë ilaç”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *