• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo nis studimet: për çfarë, është një mister!

Sport



Edhe në kohë karantine, vështirë të shohësh të pushojë Cristiano Ronaldo. Stërvitja e kampionit portugez, sidoqoftë, këtë herë nuk është në palestër apo në ushtrime me top. CR7 ka postuar një foto që e tregon përpara një blloku dhe një stilolapsi, me një mesazh motivues për ndjekësit e tij: “Sfidoje gjithnjë veten, për mua sot është koha të studioj”. Ndoshta po përgatit terrenin për një karrierë të ardhshme, nuk i dihet. Për momentin studimet e Ronaldos janë një mister. Cristiano po kalon kohën e izolimit në shtëpinë e tij në Madeira, në pritje për tu rikthyer në Torino e, nëse do të jetë aprovimi, të rikthehet të stërvitet me Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *