• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni si shkuan sot deputetët në parlament

Lajme, Të fundit



24 çështje dhe vetëm dy orë në dispozicion, deputetë “të armatosur” me doreza, maska e dezinfektantë dhe të shpërndarë në çdo cep të parlamentit dhe personel i reduktuar i gardës. Kjo është pamja e seancës së sotme plenare e Kuvendit i cili u mblodh pas më shumë se muaji për shkak të COVID-19.

Në seancë po diskutohen ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimi i një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti-Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 mars. Asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Ligjvënësit do të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat. Në sallë do lejohen vetëm 3 kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë.

Në sallën e Kuvendit është ruajtur distanca me deputetëve duke qëndruar 1.5 metra ose me shumë larg njëri-tjetrit. Vendosja është bërë një po një jo në karriget e parlamentit për të ruajtur distancën. Në sallë janë 80 deputetë, ministra dhe kryeministri, të cilët do të ulen në vendet e përcaktuara nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. 10 ministra do ulen në lozhat lart, ndërsa 6 poshtë.











8 Comments

  1. Po virusi vet kur i afrohet ketyre ve maske,se keta infektojne dhe virusin me te forte,ore nje pyetje kisha,po kur pordha eshte e infektuar keta cfar neni do miratojne per personin qe i shpetoj pordh cfar denimi parashikojne?.

  2. Sot do votohet nje ndryshim ne kodin penal per perhapesit e epidemise tj. etj. Nuk flitet dot me saktesi sepse as vete deputetet nuk e dine, ne fakt edhe po ta dinin nuk do ta merrnin dot vesh se pjesa dermuese ose eshte e pashkolle ose ka ndonje dipllome fallco, por eshte e sigurt qe do kaloje nje ndryshim ne kod qe kerkon 84 vota. Bazuar ne kete ndryshim ligjor, thuhet se perhapesi i epidemise do marre nje denim nga 5-15 vjet burg. Detajet do shihen kur te kaloje amendimi i kodit ne parlament. Nisur nga premisa se ky ligj do ndaloje perhapjen e epidemise do donim te kuptonim se si funksionon ligji dhe cilat do jene “meritat” e ketij ligji. Fillojme nga pacienti 0, i cili eshte asimptomatik. Duke marre ne konsiderate faktin qe covid 19 ka nje R diku tek treshi, probabiliteti eshte qe brenda 10 ditesh te infektohen afro 60 mije vete (3 ne fuqi te 10). Le te marrim nje shifer me te vogel e ta zeme se u infektuan 5 mije vete nga te cilet 4 mije jane asimptomatike (80%), 750 vete (15%) kane nevoje per trajtim spitalor dhe 250 vete (5%) kane nevoje per terapi intensive nga te cilet 1% ose 50 vete fatkeqesisht nderrojne jete sepse kane edhe komplikacione te tjera. A mund ta shpjegoje kush se si do gjendet ai qe quhet Pacienti 0? Ku qendron faji i ketij njeriu qe as nuk e di se eshte mbartes i ketij infeksioni? Ne baze te ketij ndryshimi ne kodin penal sa do te denohet ky njeri?
    Pas pyetjeve qe veshtire se do gjejne pergjigje, lind edhe nje pyetje tjeter, me te vertete jemi kaq te zhvilluar ne shkence dhe ne hetim epidemiologjik sa te arrijme te gjejme pacientin 0 dhe te percaktojme rradhen e infektimit? Nje pyetje tjeter qe do shtrohej ne nje kontekst tjeter, personi asimptomatik merr leje per te dale 90 minuta tek e-albania sipas akteve normative ne fuqi, ky person shperndan infeksionin ne te tjere gjate 90 minuteshit te liridaljes, kush eshte fajtori ketu per perhapjen e epidemise, personi qe nuk di gje se eshte mbartes infeksioni, apo personat qe i kane dhene leje te dale? Dhe pyetja e fundit qe shtrohet, ky ndryshim ligjor a ka fuqi vetem per periudhen e pandemise apo eshte i perhershem? Jo per gje, por po ndermerret nje ndryshim ligjor per nje periudhe te caktuar dhe ka rrezik te kthehet i perhershem e mund te sherbeje edhe per gjera te tjera…

    1. “A ka fuqi vetem per periudhen e pandemise apo eshte i perhershem???”
      …se une kur fus dicka ne sirtar, e fus per perkohesisht! POR po ndejti ne sirtar pergjithmone, une s’kam faj!

  3. nuk na intereson si shkojne keto fundrina ne bordellon e vet. po na intereson ne kete moment sa eshte borxhi p i qelbistanit dhe sa mijra familje jane pervec romeve pa asnje te ardhur. keto duam te dime.

  4. Keta jane gjakpiresa. Nuk kishin leke per te blere vete masken dorezat dhe xhelin dizifektues keta kerma, po duhet te benin tender per t’i blere me leket e taksapaguesve shqiptare???
    Pse nuk u blejne taksa e doreza njerezve ne nevoje dhe komunitetit rom e egjiptian????
    Gjoja dhe dhane gjysmen e rroges!!!
    Po keta nuk e dine se sa e kane rrogen dhe gjithe leket qe kane vjedhur.
    KETIJ POPULLI MIRE IA BEJNE! TANI DUHET DHE LEJE PER TE VAJTUR NE NJE BREG DETI TE VETMUAR!!!!!
    SHIHNI DHE SOT NE EVROPE ASNJE NUK KA KETO MASA DIKTATORIALE.
    MGJTH ALLAHU DO JU VIJE HAKUT! LE TE VJEDHIN SA TE DUAN. ASGJE NUK DO MARRIN ME VETE.
    DO FITOJNE VETEM XHEHNEMIN E PERJETSHEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *