• |
ide | kryesore

FOTO/ Të distancuar por me shënjestër: stërvitja e veçantë e Bayern Mynih

Sport



Bayern Mynih, klubi i parë në Evropë që ka vendosur që të kthejë skuadrën në fushë, por edhe pse stërvitja ka limitet e saj në grupime e distanca, efektshmëria duket qartë. Në prag të rifillimit të Bundesligës, futbollistët e klubit gjerman janë stërvitur me një shënjestër gjigante për të përmirësuar goditjen. Bundesliga ka zgjatur pezullimin e kampionatit deri më 30 prill.

Protokolli i emergjencës së Koronavirusit vendosur nga bavarezët përcakton se në fushë nuk mund të ketë grupe me më shumë se pesë lojtarë, në distancë një metër e gjysëm. Dhomat e zhveshjes të ndara me një maksimum prej dy personash për çdo dhomë. E ndaluar shtrëngimi i duarve dhe përqafimet. Gjatë seancës punë fizike në distancën e sigurisë, topi mes këmbëve, por asnjë përplasje, madje ka munguar edhe dushi në fundin e stërvitjes për të shmangur plotësisht rrezikun e infektimit.

Bayern është treguar i kujdesshëm edhe në raport me tifozët, duke i ftuar të qëndrojnë në shtëpi, për të mos rrezikuar infektimin e tyre dhe të rrezikojnë lojtarët. “Deri në përfundim të ngadalësimit të shpërndarjes së Koronavirusit, FC Bajern u kërkon tifozëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe në këtë mënyrë, ju lutem, të mos vini në fushën e stërvitjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *