• |
ide | kryesore

Gjest fantastik i Manchester United: Old Trafford bëhet Blu, në mbështetje të heronjve të shëndetësisë

F1, Sport



Manchester United e kanë ngjyrosur stadiumin e tyre mitik Old Trafford në blu, në mbështetje të heronjve të shëndetësisë, që po luftojnë koronavirus, në një demonstrim të pabesueshëm uniteti. Teatri i Ëndërrave ka ndricuar enkas gërmat N, H e S – në mbishkrimin Manchester United në hyrje të stadiumit, në përkrahje të punonjësve të shëndetësisë.

Djajtë e Kuq e kanë ngjyrosur tashmë stadiumin e tyre me blu, ngjyra e rivalëve të qytetit Manchester City, për të respektuar punën e palodhur të mjekëve e infermierëve. Red Devils kanë punuar fort për të ndihmuar mjekët e infermierët gjatë pandemisë së koronavirus.

Klubi i ka ofruar strukturat e Old Trafford për të ndihmuar ata që janë në nevojë, ndërsa i kanë vënë në dispozicion 16 mjete për të shpërndarë dhurata dhe ndihma mjekësore për spitalet e qytetit. Tifozët e kanë adhuruar punën e bërë nga United gjatë emergjencës koronavirus e tashmë kreditet e klubit vetëm mund të rriten. Man Utd ka postuar në Tëeeter një foto të stadiumit me dedikimin: “Nuk mund të kesh Manchester pa NHS. #QendroNëShtëpiShpëtoJetë #MbroNHS #GjithmonëBashkë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *