• |
ide | kryesore

Michael Buble, agresiv ndaj bashkëshortes në video

Paparazzi, Slider



Një prej video-ve  “live” në Instagram të Michael Buble dhe bashkëshortes së tij, Luisana Lopatilo, është bërë virale për shkak se fansat dhe ndjekësit e tyre mendojnë se ai është treguar agresiv ndaj saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe karantine, këngëtari dhe partnerja e tij kanë bërë thuajse çdo ditë video “live” nga shtëpia, ndërkohë që një prej tyre mori më shumë vëmendje se të tjerat. Siç do e shihni dhe më poshtë, Buble irritohet për një moment që gruaja i ndërpret përshëndetjen dhe e godet lehtë me brryl dhe i ngre zërin, ndërkohë që më pas e tërheq drejt vetes dhe i hedh krahun për ta përqafuar. Luisana i kërkon falje nën zë.  Jo vetëm kaq por nisur nga videoja e fundit, ndjekësit kanë vënë re se edhe në momente të tjera ai përdor fjalor deri diku kërcënues ndaj Lopalitos, si për shembull në këtë rast. Aktorja argjentinase mbërrin 2 minuta me vonesë në “live”-n e hapur nga këngëtari, sepse ishte duke i pregatitur diçka për të ngrënë fëmijëve, ndërkohë që ai thotë se nuk do ja falë kurrë këtë dhe se do e vrasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *