• |
ide | kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ndëshkimet me burg dhe gjobë për ata që shkelin karantinën

Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime dhe duke pranuar rekomandimet e presidentit Ilir Meta, të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19. Mazhoranca u tërhoq nga dënimi me 15 vite burg në rastet kur shkaktohet vdekja e një personi nga një tjetër i infektuar, duke e zbritur në 5 ose 10 vite burg, sipas propozimit të kreut të shtetit. Kësisoj, nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje, atëherë dënohet me gjobë ose 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve, gjobë ose 2 vjet burg. Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim, 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundjeve infektive, 2-5 vite burg. Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive, gjobë ose 2 vite burg. Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve, 3-8 vite burg.

Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave, 5- 10 vite burg. Ndërkohë Kodi Penal u miratua sot në seancën e Kuvendit me 88 vota pro, 11 kundër, 3 abstenim.

NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.



15 Comments

  1. Ore se nuk po marrim vesh tani, karantina me ligj është për njerëzit e infektuar, ku e di ky kush është apo nuk është i sëmurë, apo i bëjnë shumë testet këta.

    Unë s’kam dal jashtë vendit, nuk kam pas asnjë shenjë, dhe do vazhdoj të dal për qefin tim se është e drejt kushtetuese liria.

  2. edhe nje gje nuk kuptova me sa vota behen keto ndryshime? a asht normale? po keta te burgosurit kur do e bekan ket denim? pas pandamis? gjate?e ku do i cojne?? ky duhet lidh.

  3. Po thyeve karantinen shkon ne burg, ndersa nqs je vrases del nga burgu, kush e zgjidh dot kete ekuacion rilindas

  4. Karantina eshte kufizim lirie per te semuret, diktatura eshte kufizim lirie per te shendetshmit Sesi do te shkoj kjo pune ate do t’a shohim, shqiptaret nuk kane me se cfare te humbin, pervec prangave dhe padrejtesive. Ama, DIKTATORI&BANDA, ata shume shpejt duhet qe te pergatiten per te humbur gjithecka, te vjedhur dhe te grabitur. PERBINDESHIT i ka hyre tartakuti nga frika, ne mos e fshifte korona, kete mbeturine qe helmon edhe dheun, atehere e pret perballia me popullin, qe e don shume DUCEN e Surrelit.

  5. BURG BURG BURG BURG , GJOBA GJOBA GJOBA GJOBA , TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA ……FETEM KETO FJALE NJEH PER POPULLIN KY KURVE KRTEMINISTER . NDERSA PER VETE VJEDHJE VJEDHJE VJEDHJE VJEDHJE DHE PERSERI VJEDHJE . HA NJE MUT NASHI O POPULL .

  6. IVINI RE!!!

    10.000€ SHPERBLIM PER CDO SHQIPTAR QE INFEKTON ME KORONA VIRUS NJE DEPUTET TE PARLAMENTIT TE QELBESIRAVA.

    20.000€ SHPERBLIM KUSH INFEKTON TE GJATIN E SURRELIT.

    PAGESEN E JEP CASH NE DORE LALI FIKU I BASHKISE.

  7. a e kupton dot njeri kete psikopat te ma shpjegoj dhe mua mo aman. per kurjozitet jo per gje. ca ka ky derdimeni i anetes?! po aas ai vet nuk e di. pervec frikes e se ate e ka ne palc e nuk i del me. po tjeter ca ka injorranti?!

  8. Te lumt o Edi. Qia nenen ketij populli se keshtu e meriton, Enverin e kan pas pak.
    Heren tjeter besoj se do maresh akoma me shume vota

  9. Kur je KAR, KAR do ngelesh, dhe ky i gjati do te mbahet mend ne histori si KRYEKARI I KOPRATES PJERDHAMENTARE. Dhe kur them kar dhe koprate nuk e them kot. Po ky dhe koprata nuk dine as ligjin si behet dhe c fare behet nese ndryshohet nje ligj. Keta duhet te kishin ndryshuar me pare ligjin “Per shendetin….” dhe pikerisht kreun VII te ketij ligji, por keta duhen varur te gjithe sepse nuk kane haberin si ndertohet shteti i se drejtes, jo me nje ligj. Per aq kohe sa ka deputete qe nuk dine, te shkruajne e te flasin shqip normal qe Uturak do quhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *