• |
ide | kryesore

Nis sot aplikimi për riatdhesimet/ 100€ bileta dhe 7€ ushqimi, qeveria paguan hotelin karantinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme nisin aplikimet për shqiptarët në Romë që duan të kthehen në atdhe. Rama ka sqaruar se personat që duan të riatdhesohen do të paguajë 100 euro për fluturimin dhe 21 euro në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel. Por qëndrimi në hotel do të mbulohet edhe nga qeveria e cila do të paguajë 14 euro ndërsa personi vetëm 7 euro në ditë.

“Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga roma✈️ Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj air albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë? #njëatdhe ?? #njëfamilje *çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht” – shkruan Rama.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.



7 Comments

  1. Pse nuk dërgon avionin qeveritar ky, të dhuruar nga vëllai Erdogan, apo ka frikë se i infektohet!?!?

  2. Para air albania. Kohe ideale me be ndonje leke. Pak era m… vjen kjo histori. Linjat ajrore ose fluturojne te gjitha o asnjera.

  3. Te gjithe shtetet i kane sjelle qytetaret e tyre pa pagese, ti thuash bravo do jesh ose i punesuar ne administrate dhe ben servilin ose idiot

    1. i ka te dyja bashke, servil administrativ dhe idiot:). Puna eshte se jane shume si puna e ketij qe perbejne kontigjentin kamikazo-mavi te 1 milion votave dhe pastaj ec e jepi dum muhabetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *