• |
ide | kryesore

Sot rikthehet Kuvendi, masa të forta për të mbrojtur deputetët

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, e cila do të zgjatë vetëm 2 orë, ku do të diskutohen 24 nisma ligjore. Pritet që në seancën e sotme të miratohen disa ndyshime në Kodin Penal, me qëllimin që të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Po kështu, do të ketë diskutime edhe për zgjatjen e afatit të hetimit nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe për dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Ndërkohë, për deputetët janë marrë masa për t’i mbrojtur nga ndonjë infektim të mundshëm, kështu që të gjithë do të jenë të pajisur me maska, doreza e dezinfektantë. Në hyrje të Sallës së Seancave, do të jetë një grup personeli mjekësor që do të matë temperaturën e deputetëve dhe të administratës, që do të jetë brenda.

Sakaq, deputetët nuk do të jenë të ulur në vendet e tyre të zakonshme, po do të ruajnë distancën e nevojshme prej 1.5 m, dhe do të shpërndahen në të gjithë sallën, në lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.



6 Comments

  1. Koronavirusi ngjitet edhe nga gazrat, pra nga pordhet. Imagjinoni qe aty ne parlament pjerdhin te gjithe si derra. Kur te dalin andej ata duhet te futen 1 vit ne karantine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *