• |
ide | kryesore

Zbulohet përplasja mes Ramës dhe Bashës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Një temë e rëndësishme e debatit që është zhvilluar në këtë mbledhje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Basha ka qenë çështja e anulimit të koncesioneve.

Basha ka kërkuar rritjen nga qeveria të buxhetit që i vjen në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve, duke pasur si moto kryesore “ruajtjen me çdo kusht të vendeve të punës”. Burimet bëjnë të ditur se Rama ka deklaruar se “qeveria nuk ka më shumë mundësi sesa ka bërë dhe po bën me paketën e zgjeruar të ndihmës”.

Ky qëndrim nuk është pranuar si realist nga kreu i opozitës. Basha ka argumentuar se qeveria ka mjaftueshëm parà për të shtuar fondin e ndihmës. Ai ka përmendur fondet e koncesioneve, duke i kërkuar kryeministrit të vendosë për anulimin e tyre.

“Le të marrim për shembull koncesionet dhe PPP-të për 3 inceneratorët” – mësohet të jetë shprehur Basha duke shtuar: “Vetëm anulimi i tyre lehtëson buxhetin nga një barrë prej qindra milionë euro në vite dhe afro 20 milionë vetëm këtë vit”– është shprehur Basha.

Mësohet se Kryetari i PD ka përmendur edhe shumën totale prej 120 milionë USD për koncesionet e tjera këtë vit që ai kërkon të anulohen për të shpëtuar ekonominë e vendit nga kriza dhe për të mos shkuar drejt mbylljes së detyruar të mijëra vendeve të punës.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka refuzuar në mënyrë kategorike anulimin e koncesioneve dhe PPP-ve të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë argument për mosanulimin e këtyre koncesioneve, por ka thënë vetëm: “Kjo është diçka që s’bëhet. Jam absolutisht i prerë në këtë vendim”. /Marrë nga Balkan Web



8 Comments

  1. Jo vetem Inceneratoret por edhe check-up, u vertetua katerciperisht qe ne kete kohe te pandemise globale nuk kane me asnje vlere. Inceneratori dhe Check-Up jane sherbime vertete te domosdoshme, pare kjo me rezerva te medha ne cdo aspekt, por duke pare kushtet e shqiperise eshte luks, meqe ne mes eshte fjala per mbijetese. Atehere ky Bir “Nene”, qe ne rastin konkret nuk vlen e provuar kjo nder vite me kete individ, perse ngul kembe qe te rrenoje gjithshka nga ky shtet vetem te mos beje detyren qe ka marre persiper???? Jo vetem Presidenti por gjithe dynjaja, per mos ta kthyer ne muhabet pazari, e ka marre vesh qe ky rrugac qeveritar nuk terhiqet nga pislleqet e tij! Te kisha qene si Presidenti i kisha thene dy fjale: “LERE KARRIGEN”! Dhe me pak fjale: KY MUT I THARE E KA SHITUR KETE VEND, NE MOS E PACIN BERE TE GJITHE ME DIJENI TE PLOTE

  2. Hahaha Baaha e kundershtoi Ramen. Perplasje mes titaneve. Po Bashen ai e do sa per dekor. As qe e pjerdh fare.

  3. Po km sikur tha se kishte patur dialog dhe mirekuptim me Bashen e Meten! Me siguri genjeni ju mediat kazan kadri sepse km ne gjithe jeten e tij nuk ka thene asnje genjeshter te vetme.

  4. O të humbur shqipëtarë,
    Seç qenkeni për të qarë!
    Për të qar’ e për të sharë,
    Për të shar’ e për të vrarë!

    Shtetarët nën dhé ju hodhnë,
    Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

    Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
    Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

    As bukë, as brekë s’ju lanë,
    Ju punoni, ata hanë!

    Nuk ju lan’ as pakë nderë
    Q’e kini pasur përherë.

    As nder, as turp, as gjak s’kini
    Unji kryet dhe po rrini.

    O shqipëtarë barkzbrazur,
    Fustançjerr’ e këmbëzbathur

    Zemërohuni një herë,
    As krenarë, por veç të dhjerë.Per ju shpellkare e ka Konica por ju vazhdoni llapni gjithe diten neper bodrumet e partive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *