• |
ide | kryesore

Alarm në Korenë e Jugut/ Koronavirusi rikthehet te 141 persona

Lajme, Të fundit



Në Korenë e Jugut në dy ditët e fundit ka pasur 141 raste te të cilët është rishfaqur infeksioni, edhe pse në testet e fundit të tamponit ata kishin rezultuar negative.

Por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka hedhur poshtë një mundësi ri0infektimi dhe ka deklaruar rishfaqja e koronavirusit te këta persona nuk do të thotë ri-infektim por riaktivizim i infeksionit.

Po sipas autoriteteve, shkaqet e aktivizimit janë kryesisht për shkaqe imunitare.

Ri-infektimi do të ishte shumë shqetësues pasi do të hidhte poshtë idenë se kalimi i sëmundjes krijon patjetër imunitet te të prekurit.

Ndërkohë kjo shpjegohet edhe me faktin se sipas studimeve të ndryshme, koronavirusi dëmton qelizat T që luajnë një rol qendror në sistemin imunitar të trupit dhe në aftësinë për të luftuar infeksionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *