• |
ide | kryesore

Albin Kurti ia bën të qartë Thacit: Takohemi vetëm për shpalljen e zgjedhjeve dhe për pandeminë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk pranon takim me Thaçin vec per shpalljen e zgjedhjeve dhe luftimit të pandemisë.

Kurti, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke folur për situatën aktuale politike ne vend ka thënë se ka zbrazëtirë kushtetuese sa i përket mandatarit të qeverisë.

“Këtë zbrazëtirë kushtetuese nuk mund ta mbush Presidenti”, deklaroi Kurti. I pari i Vetëvendosjes thotë se vete Presidenti e di që nuk ka të drejtë në kërkesën e tij që kjo parti t’ia dërgoje medoemos emrin e mandatarit.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me Presidentin për çështjen e pandemisë dhe për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë.

“Për këto çështje zyrat tona në vijë ajrore janë larg 150 metra. Për çështje tjera bisedojmë vetëm me letra”, tha ndër të tjera Albin Kurti.



6 Comments

  1. AS MOS HUMB KOHE ME E TAKUAR FARE,NUK KE KOHE PER TE HUMBUR,DREJT NE ZGJEDHJET E REJA DHE HASHIM THAQI DHE ISA MUSTAFA DHE BATON HAXHIU NE KOSH TE PLEHRAVE

  2. Kurti me vetedije po shkon ne opozite. U ngi me qeveri per 50 dite. Pret te vije ne pushtet pas 4 vitesh. Kosova nuk mund te mbetet peng i tekave te nje personi.

  3. pandemia e pershesheve tuaja….. ne rresht dhe ne gjunje…. ikni ore po ikni te gjith njesoj. zhgenjim…

  4. Fort ia ka ba te qarte…. Ai po refuzon… Qeveria do te krijohet….Kosova nuk duhet te mbahet peng nga nje person, qe nuk diti te jet kryminister. Nuk i la faj as Thaqi as kush tjeter.

  5. Lapsi sikur nuk gjene tituj me te bute… por gjithehere bombastik me favor te Kurtit. Ketu ia beni te qarte… Po cka beni te qarte. Nuk po don dhe nuk po mundet te behet me KM. Atehere leshon rruge.

  6. Ia beri te qarte forte. Edhe nje jave eshte ne ulsen e KM. Po ky doli me lidhurper karriken se tjeret para tij. I shkarkuar dhe ende jo keshtu jo ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *