• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjesti i bukur i PSG: ushqim falas për personelin mjekësor

Sport



Paris Saint-Germain po mundohet të bëjë sa mundet në betejën globale kundër koronavirus. Klubi parisien po ndihmon për të furnizuar me ushqim falas për personelin mjekësor që është në vijën e parë të luftës, duke luftuar kundër pandemisë së Koronavirus. Deri në 1.200 racione në ditë përgatiten në kuzhinat e ‘Parc des Princes’, në pjesën perëndimore të Parisit.

Këto i dorëzohen më pas vullnetarëve të shoqatës ‘Street Food en Mouvement’ që kanë përdorur kuzhinat e stadiumit që nga 9 prilli. Katër furgonë janë përdorur për të dërguar më shumë se 5.000 racione nëpër 7 spitale në kryeqytetin francez. Cdo ditë nga grup prej 12 vullnetarësh dorëzon një racione të plota jashtë spitaleve nga ora 11 deri në 15 e nga ora 18 në 22.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *