• |
ide | kryesore

“Futboll me maska”: idea e pazakonte i propozohet qeverisç nga virologu belg

Sport



Marc van Ranst, virologu belg konsulent i Qeverisë në zgjedhjet për të adaptuar në luftën kundër koronavirus, nuk përjashton mundësinë që futbollistët të mund të kthehen në fushë, duke mbajtur maska. “Është sigurisht një rrugë për tu marrë në konsideratë – ka thënë ai për Le Soir – Nuk bëhet fjalë për ato kirurgjike, që janë të papërshtatshme. Në internet gjenden maska anti-ndotje që vendosen nga lojtarët e futbollit amerikan ose ciklistët”.

Imazhet e lojtarëve të Gremios në hyrjen në fushë me maska mbrojtëse për protestë ndaj faktit që vazhdohej të luhej në Brazil, një muaj më parë, mund të bëhet normaliteti i futbollit në kohët e koronavirus. Të paktën në Belgjikë, ku ka një konflikt të hapur mes Federatës e Ligës së Futbollit (nga njëra anë) e Uefa në tjetrën. Krerët e futbollit belg, në fakt, shtyjnë për të mbyllur kampionatin (në 24 do të jetë asamblea përfundimtare), por kanë marrë kohë pasi organizmi më i rëndësishëm europian ka kërcënuar të përjashtojë klubet belge nga kompeticionet europiane. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, klubet e Jupiter League kanë rinisur stërvitjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *