• |
ide | kryesore

Gjendja/ Këta janë të shtruarit dhe të intubuarit në spitalet tona me covid-19

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Kurse Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

“Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara” – njoftoi MSH.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283, ne dy spitalet COVID vijon beteja për shërimin e te shtruarve.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *