• |
ide | kryesore

Johnny Depp, profili i parë në instagram për një mesazh

Paparazzi, Slider



Mesa duket karantina e bindi Johnny Depp të hapë një profil në Instagram – dhe të publikojë një version tijin të “Isolation,” këngës së John Lennon nga vitet ’70.

Ai postoi për herë të parë të enjten në mëngjes një video ku shfaqej teksa këndonte i rrethuar nga qirinjtë. “Përshëndetje të gjithëve… po filmoj diçka për ju… më lini një minutë kohë,” thuhej në përshkrimin kriptik. Katër orë më vonë, Depp u rikthye me një video tetë minutëshe gjatë të cilës foli për pandeminë e koronavirusit dhe njoftoi publikimin e versionit të tij të “Isolation.

Në video, Depp zbuloi se deri më tani, s’kishte parë asnjë arsye për të pasur rrjete sociale. “Ky është momenti për të nisur një dialog mbi kërcënimin e armikut të padukshëm që ka shkaktuar tragjedi dhe dëme të jashtëzakonshme në jetët e njerëzve,” tha Depp. “Mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve të vështira, sfiduese – për ata që duam, për komunitetin tonë, për veten, për botën dhe për të ardhmen.

Depp nxiti ndjekësit e tij – që tani janë më shumë se 2.2 milionë – ta përdorin kohën në izolim për të zhvilluar krijimtarinë.

“Nuk duhet të heqim dorë dhe të biem pre e monotonisë,” tha Depp. “Krijoni diçka që ju vlen ju dhe të tjerëve sot dhe nesër. Bëni diçka që mund t’i ndreqë ditën dikujt. Vizatoni, lexoni, pikturoni, mendoni, mësoni, bëni një film, luani një instrument dhe nëse nuk dini, mësoni.” Pas kësaj, aktori foli për orvajtet e tij në muzikë, veçanërisht për albumin që ka regjistruar për gjatë viteve të kaluara me kitaristin jeff beck. Depp doli në përfundimin se ky është momenti ideal për të publikuar versionin e tyre të “Isolation.” “Thellësia e poezisë më duken mua dhe Jeff të goditura për periudhën që po kalojmë. Kënga flet për izolimin, frikën dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon botën tonë. Duam t’jua japim ju këtë këngë,” tha Depp. “Shpresojmë që në mënyrën tonë, t’ju ndihmojmë t’i kaloni këto ditë të vështira dhe të pzakonta.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *