• |
ide | kryesore

Maradona simbol edhe në luftën kundër Koronavirus: statuja me maskë për të sensibilizuar argjentinasit

Sport



Kalojnë vitet por Diego Armando Maradona mbetet një idhull për të gjithë argjentinasit, një shembull për shumë të tjerë. Për të sensibilizuar njerëzit në luftën kundër koronavirus vetë Maradona është marrë si simbol. Në statujën e tij, jashtë stadiumit të Argentinos Juniors ku Pibe de Oro hodhi hapat e parë si futbollist, është vendosur në mënyrë domethënëse një maskë kundër virusit, masë e detyrueshme edhe në Buenos Aires.

Në këtë rast u përdor imazhi i Maradonës, por ish-numri 10 ka bërë edhe pjesën e tij në luftën kundër koronavirus. Legjenda argjentinas i ka komunikuar Gimnasia La Plata se është i gatshëm të ulë pagesën e tij, për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë si ky aktual, me pandeminë e koronavirus që pezullon cdo aktivitet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i klubit, Gabriel Pellegrino, në mikrofonët e Cielo Sports: “Ishte një nga të parët që më tha se nëse është e nevojshme të prekej rroga e tij ta kisha parasysh sepse ishte i gatshëm ta bënte. Flasim për një person që nuk po mendon për fundin e muajit, për paratë, për asgjë, vetëm të punojë e të nxjerrë Gimnasia nga pozita në të cilën ndodhet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *