• |
ide | kryesore

Në stërvitje me makinën e gabuar: Bayern ndëshkon Coman

Sport



Sulmuesi i Bayern Mynih Kingsley Coman është gjobitur 50.000 euro për faktin se ka shkuar në stërvitje në drejtimin e një McLaren, e jo një Audi, sponsori kryesor i klubit bavarese. Episodi është rrëfyer nga Bild që ka mbledhur dëshminë e lojtarit francez, 23 vjec, që ka shpejtuar të kërkojë ndjesë ndaj shoqërisë: “Ishte një gabim, e kuptoj”, ka shpjeguar ai, duke pretenduar se nuk mund të ndiste makinën e detyrueshme për shkak të një pasqyre të dëmtuar.

Marka gjermane zotëron 8,33% të aksioneve të Bayern e kohët e fundit ka firmosur një akord të ri partnershipi me klubin, të vlefshëm deri në 2029, për një shumë prej 800 milionë euro. Për të kërkuar ndjesë tamam, Coman është vetëofruar të vizitojë punonjësit e fabrikës Audi në Ingolstadt për një seancë autografësh, sapo kufizimet e vendosura nga qeveria për të luftuar Covid-19 të hiqen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *