• |
ide | kryesore

Njerëzit kërkojnë ribashkimin e Britney me Justin

Paparazzi, Slider



Në të njëjtën mënyrë se si disa njerëzit dëshirojnë rikthimin e Jennifer Aniston me Brad Pitt, ka edhe disa të tjerë që thellë-thellë shpresojnë për bashkimin e Britney Spears dhe Justin Timberlake. Në një botë ideale, ata do të ishin ende bashkë dhe do të tërhiqnin vëmendjen gjithnjë me kombinimet xhins-me-xhins, por ja që në të vërtetë Justin është i martuar me Jessica Biel që prej 2012-s dhe kanë një djalë, Silas, ndërkohë që Spears është në një lidhje me modelin 26-vjeçar, Sam Asghari. Thënë e gjitha kjo që të mos shpresoni për ribashkim, sidomos pas postimit të fundit të Spears në Instagram. Këngëtarja postoi një video teksa kërcen me këngën e Timberlake, “Filthy”. “E di që patëm një nga ndarjet më të bujshme 20 vite më parë, por hey ky njeri është një gjeni. Këngë fantastike,” shkroi ajo.

Nuk është hera e parë që Britney Spears shpreh publikisht adhurimin për muzikën e ish-partnerit. Në vitin 2016, ajo u shpreh se dëshironte një bashkëpunim me të. “Sigurisht, patjetër,” tha Timberlake për E! News. “Jam gati. Më telefono.” Tani mbetet vetëm që Justin të kërcejë në Instagram me ndonjë këngë të Britney-t. “Gimme more” do ishte ok.

Justin dhe Britney nisën të dilnin bashkë në fund të viteve ’90-fillim të viteve 2000 dhe u ndanë në 2002-shin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *