• |
ide | kryesore

SHIFRAT/ Shtohet edhe Laçi, Shkodra vatër “e nxehtë” e infektimit nga koronavirusi

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit ISHP ka konstatuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit në hartën e koronavirusit është futur edhe Laçi me 2 raste. Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin sot në Shqipëri krahas Tiranës. Rastet në qytetin veri-perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Shkodra tani numëron 94 raste, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe Kruja duke shkuar në 11 raste.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

-11 raste Shkodër
-4 raste në Tiranë
-4 raste Krujë
-2 raste Laçi

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Shkodër 94 raste
– Durrës 42 raste
– Fier 35 raste
– Korçë 19 raste
– Elbasan 16 raste
– Lezhë 14 raste
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
– Kavajë 9 raste
– Kukës 9 raste
– Lushnjë 6 raste
– Vlorë 5 raste
– Pukë 5 raste
– Rrogozhinë 4 raste
-Tropojë 4 raste
– Mirditë 3 raste
– Berat 2 raste
– Kurbin 2 raste
-Mallakastër 1 rast



1 Comment

  1. Boll u tallet me keto lajme, virus ka gjithandej por mbahen te fshehura qe Lideri suprem te duket mire me menaxhimin e situates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *